Varianti i ri i koronavirusit, i quajtur Omicron është ende i panjohur për rrjetet mjekësore në botë.
Këtë e konfirmoi këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për pandeminë Anthony Fauci sipas të cilit “Do të duhen rreth dy javë të tjera për të marrë informacion më përfundimtar mbi transmetueshmërinë, ashpërsinë dhe karakteristikat e tjera të variantit Omicron të koronavirusit.”
E vërtetë është që ai rezulton rezistent ndaj vaksinës. Kompania Moderna njoftoi se për një vaksinë të re do i duhet një muaj kohë.
Omicron tashmë duket se po përhapet me shpejtësi në mbarë botën dhe shumë vende kanë marrë masa drastike për udhëtarët që udhëtojnë nga Afrika e Jugut, nga dyshohet se e ka origjinën dhe ky variant.
Advertisement