Varianti i ri i COVID/ Italia ndalon hyrjen e udhëtarëve nga 7 vende

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Varianti i ri i COVID/ Italia ndalon hyrjen e udhëtarëve nga 7 vende

Ministri i Shëndetësisë në Itali ka urdhëruar që të ndalohet hyrja në Itali të kujtdo që në 14 ditët e fundit ka vizituar Afrikën e Jugut, Lesoto, Botsvanë, Zimbabve, Mozambik, Namibi, Eswatini.

 

Arsyeja lidhet me praninë e variantit të ri të virusit Sars-Cov-2 (i quajtur B.1.1.529), i identifikuar në Afrikën e Jugut.

 

Advertisement

Shfaqja e një varianti të ri të koronavirusit në Afrikën e Jugut ka ngjallur shqetësim ndërkombëtar.

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen konfirmoi në Twitter se: “Komisioni Evropian do të propozojë, në koordinim të ngushtë me shtetet anëtare, ndalimin e fluturimeve nga rajoni i Afrikës Jugore për shkak të variantit B.1.1.529”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy