Komisioni Europian ka propozuar që vendet anëtare të ndërpresin udhëtimet me vendet në të cilat është identifikuar varianti afrikan B.1.1.592 i SARS-COV-2.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se e mira është që Evropa të qëndrojë e bashkuar dhe të veprojë e vendosur me ardhjen e këtij mutacionit të ri.

“KE u ka propozuar sot shteteve anëtare që të aktivizojnë ndalimin e emergjencës për udhëtimet nga vende të Afrikës Jugore dhe nga vende të tjera ku mutacioni është konfirmuar për të limituar përhapjen e tij”,u shpreh Von der Leyen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";