Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në një postim në rrjetet sociale, shkruan në lidhje me realitetin e trishtë të varfërisë në Shqipëri.
Topalli shkruan se 76% e familjeve shqiptare thonë se nuk përmbushin nevojat për ushqim gjatë krizës së koronavirusit.
“76% e familjeve raportojnë se nuk përmbushin aspak ose pjesërisht nevojat për ushqim gjatë pandemisë COVID-19.
68% e të intervistuarve u shprehën të shqetësuar se në të ardhmen e afërt situata e krijuar nga pandemia Covid-19 do të ndikojë në punësimin apo vetëpunësimin e tyre.
Ndërkohë përqindja e familjeve që raportojnë papunësi për shkak të kësaj situate është rritur me 10%.”-shkruan Topalli
Më tej, ajo thekson se kjo vjen për shkak të 3-4 personave që kanë marrë peng vendin dhe luajnë teatër me dhimbjen e njerëzve.
“3-4 vetë kanë marrë peng vendin dhe luajne teater me dhimbjen e njerezve te pa shpresa.”-thekson Jozefina Topalli.