Valë e dytë pandemie, Merkel frikëson gjermanët: Ekonomia po pëson kolaps

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Valë e dytë pandemie, Merkel frikëson gjermanët: Ekonomia po pëson kolaps

Valë e dytë pandemie, Merkel frikëson gjermanët: Ekonomia po pëson kolaps

Teksa autoritetet gjermane kanë zbuluar një vatër të re koronavirusi në vend, një thertore gjigante që ndodhet në rajonin e Vesfalisë, Kancelarja Angela Merkel paralajmëroi një mundësi të një vale të dytë të pandemisë së koronavirusit në Gjermani.

Ajo tha kjo situatë do të shkaktonte një pengesë në lehtësimin e masave kufizuese.

“Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan se Merkel ka pranuar se ekonomia gjermane po pëson “një kolaps të madh” për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19.

Advertisement

“Unë nuk jam e sigurt nëse ne kemi bashkuar shpresën dhe realitetin. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të mos përkeqësuar situatën tashmë të vështirë ekonomike”, paralajmëroi kancelarja gjermane.

Në Gjermani janë regjistuar 188,474 raste të infektuar me koronavirus, nga të cilët kanë vdekur 8,844 persona.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy