Harta e protestave te dhunshme anti raciste ne Shtetet e Bashkuara eshte zgjeruar pasi policia qëlloi një person të paarmatosur, Jakob Blake me 7 plumba, duke e lënë atë të paralizuar.

Në diten e trete te tubimeve masive protestuesit janë përplasur me policinë e cila u është përgjigjur me gaz lotësjellës.

Dy persona kane ndërruar jete pas të shtënave me armë pranë nje karburanti ne momentin e protestes ndersa tre te tjere kane mbetur e plagosur.

Më shumë se 60 persona janë arrestuar në Kentaki. Autoritetet kanë paralajmëruar se te gjithe ata qe shkaterrojne pronat do te perballen me ligjin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Guvernatori i Wisconsin Toni Evers shpalli gjendje të jashtëzakonshme, duke thënë se do të angazhojë më shumë trupa të Gardës Kombëtare nëse trazirat nuk ndalen.

Protestat e dhunshme vijnë pasi Jakob Blake, u qëllua me 7 plumba nga një oficer Policie. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë dhe i paralizuar.

Videot e shprëndara në media qe tregojne momentin kur Blake është qëlluar nga policia në sy të fëmijëve në Wiskonsin, kanë shkaktuar zemërimin e amerikanëve.

The post Valë dhune në SHBA/ 2 viktima nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";