Vaksina ruse Sputnik V është efektive kundër variantit Omicron dhe funksionon më mirë në krahasim me vaksinat e tjera, tha presidenti rus Vladimir Putin  në një konferencë për shtyp, duke vënë në dukje se Rusia është gati për të furnizuar vendet e tjera, përfshirë vendet europiane, me vaksinën Sputnik Light e cila mund të përdoret si një dozë përforcuese.

Presidenti rus tha se Rusia mund të sigurojë vaksina falas për vendet më të varfra. Ndërkohë, Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF) ka njoftuar se vaksinimi me vaksinën ruse Sputnik V shkakton një përgjigje “neutralizuese” të antitrupave ndaj variantit Omicron, ndërsa doza përforcuese me Sputnik-Light rrit efektivitetin e vaksinave të tjera kundër variantit.

Gjithashtu Sputnik-Light si një dozë përforcuese rrit ndjeshëm efektivitetin kundër variantit Omicron, duke siguruar mbrojtje  kundër sëmundjeve të rënda dhe shtrimit në spital për shkak të variantit Omicron.

Alexander Ginzburg, drejtor i Institutit Gamale në Moskë, tha gjithashtu se vaksinimi me vaksinën Sputnik V dhe më pas me vaksinën Sputnik-Light mbron plotësisht kundër variantit Omicron.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";