aksina e Rusisë kundër koronavirusit do t’i ofrohet personelit shëndetësor në javët e ardhshme, tha Ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko të mërkurën, një ditë pas reagimeve të shumta lidhur me zhvillimin e kësaj vaksine nga Rusia, raporton dpa.
Në dy javët e ardhshme, pakot e para me vaksina do të pranohen dhe së pari do t’i ofrohen stafit shëndetësor. Rusia është vendi i katërt në botë me më së shumti raste të të infektuarve me koronavirus, shifër që kalon më shumë se 900,000 mijë.
Njoftimi se Rusia ka zhvilluar një vaksinë kundër COVID-19 ka ngjallur skepticizëm tek ekspertët shëndetësorë të cilët theksojnë se testimi i vaksinës duhet të bëhet për një periudhë më të gjatë para lansimit.
Vaksina është emëruar Sputnik, emër ky i satelitit të parë që kishte arritur në orbitë në vitet 1950, e që konsiderohej fitore e programit hapësinor sovjetik kundër atij të SHBA-së.
Irani të mërkurën tha se vaksina mund të jetë “potencialisht e rrezikshme”.
“Para se të kryhen të gjitha provat klinike, përdorimi i vaksinës është sikur kutia e Pandorës, potencialisht e rrezikshme”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Kianush Jahanpur.
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se një nga vajzat e tij është vaksinuar.
Ministria e Shëndetësisë tha se vaksina do të jetë e gatshme për përdorim në masë në tetor.
The post Vaksina ruse e gatshme për stafin shëndetësor brenda pak javësh appeared first on Vizion Plus.