Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Vaksina e koronavirusit mund të mos ofrojë imunitet të plotë kundër sëmundjes. Pohimin e bëri drejtuesja e task forcës britanike për vaksinën.
Kate Bingham i tha ligjvënësve se kishte bindjen që bota do ta jetë një formë të vaksinës kundër Covid 19 nga fillimi i 2021-shit.
Por u shpreh më pak optimiste se vaksina mund të mbrojë kundër marrjes së infeksionit dhe thotë se me dshumë gjasë, ajo thjesht do të reduktojë seriozitetin e simptomave.
Bingham paralajmëroi se vaksina mund të jetë aq e dobët, sa të moshuarve mund t`i duhet të marrin dy dozë për të luftuar sëmundjen.
Një vaksinë e tillë është konsideruar si zgjidhja e shpejtë për pandeminë, dhe që mund t`I japë fund masave të distancimit social, por ekspertët thonë se mund të jetë edhe si vaksinat e gripit që vetëm sa reduktojnë rrezikun e shenjave te forta të sëmundjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy