Pas njoftimit të Rusisë se po punon për miratimin e vaksinës kundër koronavirusit në 10 gusht, Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka kërkuar që të ndjekë udhëzimet ndërkombëtare për prodhimin vaksinës.
Zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier tha këtë të martë se ka raste që shkencëtarët pretendojnë e zbulojnë diçka efikase.
“Kjo do të ishte e shkëlqyer nëse ky zbulim do të funksiononte. Mirëpo, ndryshe mund të funksionojë një vaksinë e cila mund t’i ketë kaluar të gjitha fazat e testimit.”
Një zyrtar rus, Kirill Dmitriev dekluaroi se vaksina është krijuar nga Instituti Gameleya me seli në Moskë, ndersa thotë se të parët që do ta marrin vaksinën janë punonjësit e shëndetësisë.
The post “Vaksina, gati deri më 10 gusht”/ OBSH-Rusisë: Ndiqni udhëzimet ndërkombëtare appeared first on Vizion Plus.