Ushtria ukrainase rrëzon një avion ushtarak strategjik rus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ushtria ukrainase rrëzon një avion ushtarak strategjik rus

Një avion transporti ushtarak rus AN-26 u rrëzua në rajonin jugor të Voronezh-it të Rusisë të enjten e 24 shkurtit.

Sipas raportimit të agjencisë ruse të lajmeve “Interfax”, i gjithë ekuipazhi ka mbetur i vrarë në bord pas përplasjes.

Kjo, duke cituar burimet e zyrtarëve ushtarakë rusë.

Ende nuk dihet sakaq numri i saktë i viktimave.

Advertisement

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka bërë me dije se termocentralet operative bërthamore të Ukrainës po funksionjnë në mënyrë të sigurt dhe nuk ka pasur shkatërrim në mbetjet e mbetura dhe objektet e tjera në Çernobil.

Kjo bazuar në informacionet që kjo agjenci ka marrë nga rregullatori bërthamor i Ukrainës.

“Ukraina ka informuar IAEA-në se forcat e armatosura të paidentifikuara kanë marrë kontrollin e të gjitha objekteve të Ndërmarrjes Shtetërore të Specializuar të Çernobilit, të vendosura brenda Zonës së Përjashtimit”, tha në një deklaratë.

Përpos kësaj u bë me dije se nuk kishte viktima apo shkatërrime në vendin industrial.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy