Ushtria ukrainase rrëzoi dy avionë rusë, sipas AP-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ushtria ukrainase rrëzoi dy avionë rusë, sipas AP-së

Agjencia e lajmeve “Associated Press” ka konfirmuar nëpërmjet burimeve të Departamentit amerikan të Mbrojtjes se ushtria ukrainase ka rrëzuar dy avionë rusë Il-76.

Ata u rrëzuan afërsisht 80 kilometra në jug të Kiev-it gjatë një operacioni të madh sulmi ajror.

Forcat ukrainase pretenduan më herët se rrëzuan një aeroplan rus Il-76 Candid që fluturonte pranë kryeqytetit të vendit.

Ky njoftim vjen pasi pushtimi rus i Ukrainës po hyn në ditën e tretë.

Advertisement

Il-76 në përgjithësi përdoren për transport të rëndë dhe operacione parashutiste, megjithëse ka derivate të dizajnit që shërbejnë gjithashtu si cisterna ajri për furnizim me karburant dhe avionë paralajmërues të hershëm.

Autoritetet ruse nisën 18 avionë Il-76 nga Pskov-t në drejtim të kryeqytetit ukrainas, Kiev.

Kjo u bë e ditur në Twitter nga kreu i “Bellingcat” Hristo Grozev, duke cituar burime në qeverinë ukrainase.

“Burimet në qeverinë e Ukrainës më thanë se 18 avionë Il-76 u ngritën nga Pskov drejt Kiev-it dhe do të mbërrijnë për rreth një orë”, shkroi ai.

Advertisement

Ilyushin-76 është avioni më popullor i mallrave në historinë e transportit ajror.

I konceptuar fillimisht si një avion ushtarak, variantet e tij civile, IL 76-T dhe IL 76-TD, janë në përdorim të gjerë, me aftësi unike për transportimin e ngarkesave të rënda në zona të largëta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy