Ushtria e Ukrainës tha se aeroplani transportues rus IL-76 me parashutistë, u ul në qytetin bjellorus të Gomel-it. Kjo pasi betejat gjatë natës -mbi aeroportin Hostomel në veri të Kievit- penguan uljen atje.
“Dihet gjithashtu se avionët rusë IL-76 me parashutistë në bord u ulën në aeroportin e Bjellorusisë Gomel”, tha shtabi i Përgjithshëm i Forcave të armatosura të Ukrainës në një deklaratë të premten.
“Për shkak të dëmtimit të pistës së aeroportit Hostomel, armiku vendosi të lëvizë vetë nga territori i Bjellorusisë në drejtim të Gomel-Chernihiv-Kiev”, shkruhet në një deklaratë, referuar qytetit ukrainas Chernihiv, në veri të Ukrainës.
Informacioni nuk u konfirmua menjëherë, por dëshmitarët që jetonin pranë Hostomel thanë se betejat për aeroportin kanë vazhduar që nga e enjtja.
Forcat e armatosura të Ukrainës dhe presidenti, Volodymyr Zelensky, kanë pretenduar se trupat qeveritare “po zmbrapsen me njëfarë suksesi” kundër pushtimit rus që Moska filloi të enjten.
Video të ushtarëve rusë të kapur dhe automjeteve ushtarake të shkatërruara po postohen në disa faqe në median sociale të ushtrisë ukrainase.
Këta të fundit, gjatë një deklarate për media, thanë se trupat qeveritare kanë humbur kontrollin e Konotop-it. Qytet në rajonin veri-lindor të vendit pranë kufirit me Rusinë. Por zyrtarët pretenduan se përpjekjet e armikut për të avancuar në Kiev nga veriu, po refuzohen në veri të Chernihiv.
“Në jug, armiku vazhdon të zbatojë planet e tij të agresionit. Ai po lufton për qytetin ukrainas të Melitopolit-it”, thuhet në deklaratën e ushtrisë, referuar një qyteti në veri të Crimea-së së pushtuar nga Rusia, ku ushtria ukrainase ka baza.
“Betejat rreth qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, që ndodhet afër kufirit rus dhe rajoneve të tjera lindore kanë avancuar”, thuhet në deklaratën e ushtrisë. Ai i referohej gjithashtu rajonit të Donbasit në lindje të largët, ku trupat qeveritare kanë luftuar me separatistët e mbështetur nga Rusia për tetë vjet.
Pretendimet ushtarake ruse dhe ukrainase nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.