Ushtria ruse sulmon me raketa qytetin ukrainas, dhjetëra të vrarë e qindra të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ushtria ruse sulmon me raketa qytetin ukrainas, dhjetëra të vrarë e qindra të plagosur

Ndërsa delegacionet e Kievit dhe Moskës janë ulur në tryezën e bisedimeve, luftimet dhe bombardimet vazhdojnë.

Dhjetëra civilë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur gjatë bombardimeve të rënda ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, thonë zyrtarët ukrainas.

Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashchenko shkroi në një postim në Facebook: “Kharkiv sapo është goditur masivisht nga raketat. Dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur.”

“E gjithë bota duhet ta shohë këtë tmerr! Vdekje pushtuesit!”, shtoi ai. Sipas Herashchenko, trupat e Moskës kanë bombarduar zonat e banuara me raketa Grad.

Advertisement

Nuk dihet ende se sa civilë janë vrarë deri më tani. Shefja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, tha më herët se të paktën 102 civilë janë vrarë, ndërsa 304 të tjerë u plagosën.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy