Ushtria ruse njoftoi një korridor të sigurt për civilët ukrainas që duan të largohen nga kryeqyteti Kiev.

“Ne i bëjmë thirrje popullit të Kievit. Të gjithë civilët në qytet, mund të largohen lirisht nga kryeqyteti i Ukrainës përgjatë autostradës Kiev-Vasilkov. Kjo rrugë është e hapur dhe e sigurt”, tha në një deklaratë gjeneralmajor Igor Konashenkov, zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

“Edhe një herë dua të theksoj se forcat e armatosura të Federatës Ruse, godasin vetëm objektivat ushtarake. Popullsia civile nuk është në rrezik”.

Të paktën 352 civilë në Ukrainë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit, duke përfshirë 14 fëmijë, sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës. Autoritetet ukrainase kanë akuzuar forcat ruse se kanë shënjestruar infrastrukturën civile, duke përfshirë ndërtesat e banimit dhe shkollat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";