Beteja e dronëve mes Moskës edhe Kievit ka vijuar edhe në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, teksa sulmet kanë ndryshuar drejtim.

 

këtë here  është vënë në shënjestër  kryeqyteti ukrainas si dhe objektet industriale në Odesa.Forcat ruse kanë leshuar më shumë se 10 dronë mbi Kiev.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas  kreut te  Administratës Ushtarake të Qytetit të Kievit forcat ruse përdorën nje seri dronësh Shahed, me të cilët besohet se Moska është furnizuar nga Irani. Ndëkohë autoritetet bene te ditur se nga sulmet nuk ka patur viktima ,por vetem deme materiale.

 

Rusia ka vënë në shënjestër portet e Ukrainës që kur braktisi një marrëveshje të OKB-së që lejonte Kievin të eksportonte drithërat. Pas tërheqjes nga marrëveshja e grurit, Rusia ka kërcënuar se do të godase çdo anije që shkon drejt porteve të Detit të Zi duke vendosur keshtu një bllokadë detare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";