Të paktën katër palestinezë humbën jetën si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor.
Luftime të ashpra raportohet se po vijojnë prej orësh mes forcave izraelite dhe militantëve të Hamas pranë qytetit të Jenin.
Kryeministri Naftali Bennett u shpreh se forcat izraelite kishin kryer një operacion kundër militantëve të Hamasit që po përgatiteshin të organizonin disa sulme.
Burimet palestineze thanë se një person ishte vrarë në Burqin pranë Jenin dhe tre të tjerë në Biddu pranë Jeruzalemit.
Advertisement
Javën e kaluar në Jenin, Izraeli arritën të arrestonin dy nga gjashtë militantët palestinezë të arratisur, të cilët kishin ikur nga një burg i sigurisë së lartë dy javë më parë.