Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë komandantin e Hezbollahut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë komandantin e  Hezbollahut

Komandanti i sektorit bregdetar të Hezbollahut është vrarë në një sulm izraelit, thotë ushtria izraelit IDF.

Sipas ushtrisë izraelite një nga avionët e Izraelit “godi dhe eliminoi” Ismail Yusaf Baz në zonën Ain Ebel të Libanit, raporton Sky News. Komandanti kishte shërbyer si zyrtar i lartë në disa pozicione në krahun ushtarak të Hezbollahut.

Ai kishte planifikuar gjithashtu lëshime raketash dhe antitank drejt Izraelit nga zona bregdetare e Libanit, tha IDF.

Këshilli i luftës i Izraelit mblidhet për herë të tretë – Së shpejti do të ketë një përgjigje ndaj Iranit, thonë zyrtarët

Advertisement

Ndërkohë, izraelitët janë përfshirë edhe një herë në konsultime të ethshme sot për të hartuar një hartë hakmarrjeje kundër Iranit.

Sipas deklaratave të zyrtarëve izraelitë për Reuters, kabineti i luftës do të mblidhet sërish sot.

Është hera e pestë që këshilli mblidhet për të nxjerrë një deklaratë mbi lëvizjet e ardhshme të Izraelit.
Sipas ministrit të jashtëm të Izraelit, i cituar nga rrjeti britanik Skynews, së shpejti do të ketë një përgjigje ushtarake.

Megjithatë, Izraeli tashmë i ka bërë thirrje Perëndimit që të caktojë Gardën Revolucionare si organizatë terroriste dhe të vendosë sanksione.

Advertisement

Ndërkohë Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara kanë apeluar për përmbajtje.

Çfarë është Hezbollah-u?

Hezbollah, që do të thotë “Partia e Zotit”, është një grup i armatosur dhe politik shiit i mbështetur nga Irani, i cili u formua në vitin 1982 për të luftuar pushtimin e Izraelit në Libanin jugor.

Ai doli nga grupet e armatosura të formuara nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) në vazhdën e pushtimit të Izraelit në Liban në vitin 1982. Grupi, i cili gjen mbështetjen e tij në mesin e myslimanëve shiitë, është një nga armiqtë më të mëdhenj të Izraelit në rajon.

Advertisement

Në vitin 2021, udhëheqësi Hassan Nasrallah pretendoi se Hezbollahu kishte 100 mijë luftëtarë. Grupi krenohet me raketa precize dhe thotë se mund të godasë të gjitha pjesët e Izraelit. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se Irani i ka ndarë qindra milionë dollarë në vit Hezbollahut në vitet e fundit.

Grupi, i kryesuar nga Nasrallah që nga viti 1992, është një nga blloqet politike më me ndikim në sistemin politik sektar të Libanit, duke komanduar mbështetjen e një pjese të madhe të popullsisë shiite.

Grupi shpesh quhet “një shtet brenda një shteti” për shkak të rrjetit të tij të gjerë politik dhe ushtarak të ngritur në një vend të ndarë sipas linjave sektare.

Pse u krijua Hezbollah-u dhe cilat janë qëllimet e tij?

Advertisement

Luftëtarët e Hezbollah-ut zhvilluan një fushatë të qëndrueshme kundër forcave izraelite në Liban dhe filluan sulme ndaj civilëve izraelitë në vende të tjera.

Forcat izraelite u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga Libani jugor në vitin 2000 pas gati 20 vitesh luftimesh vdekjeprurëse, duke bërë që Hezbollahu ta shpallë veten si ushtria e parë arabe që detyron Izraelin të heqë kontrollin e territorit.

Izraeli vazhdon të pushtojë Lartësitë Golan të Sirisë dhe territoret palestineze që pushtoi në Luftën e vitit 1967.

Hamasi ka luftuar kundër pushtimit izraelit dhe zgjerimit të vendbanimeve të paligjshme në tokat palestineze.

Advertisement

Hezbollah-u publikoi manifestin e tij pas formimit të tij, duke theksuar ideologjinë dhe objektivat e tij, të cilat përfshinin mposhtjen e Izraelit dhe dëbimin e entiteteve kolonialiste perëndimore nga Lindja e Mesme./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy