1026 ushtarë ukrainas u dorëzuan në Mariupol, duke përfshirë 162 oficerë dhe 47 ushtarë femra.

 

Deklarata u be nga Ministria ruse e Mbrojtjes e cituar nga TASS.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, Major Igor Konashenkov, “1026 ushtarë ukrainas të Brigadës së 36-të Detare, pranë fabrikës së çelikut Ilyich” iu dorëzuan trupave ruse.

 

Sipas mediave vendase dhe atyre ndërkombëtare ushtria ruse po përpiqet të marrë nën kontroll fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol: kontrolli i kësaj fabrike çeliku është bërë një pikë qendrore në betejën për kontrollin e qytetit port, me sulme të ashpra në korridoret e ketij kompleksi të madh industrial i përdorur nga ushtarët ukrainas.

 Fabrika e çelikut Azovstal është një nga bazat kryesore operacionale për disa mijëra luftëtarë ukrainas që kanë mbetur në qytetin e rrethuar. Një pjesë e batalionit të ekstremit të djathtë Azov ka zgjedhur fabrikën e çelikut si bazë të saj.