Trupat ukrainase kanë rrëzuar deri tani 5 helikopterë rusë, kanë shkatërruar dhjetëra tanke dhe kanë arrestuar gjithashtu dhjetëra ushtarë rusë, që kur Rusia nisi pushtimin e vendit të tyre këtë mëngjes.

Edhe pse ushtria ukrainase është shumë më inferiore sesa pala ruse dhe ka një sistem të forcave ajrore që daton prej epokës së Bashkimit Sovjetik, gjatë luftimeve në Kiev dhe qytete të tjera janë arritur disa rezultate.

Ushtria ukrainase pretendon se ka rrëzuar katër helikopterë rusë KA-52 Alligator gjatë betejës për bazën ajrore në Hostomel, pranë Kievit, ndërsa një i pestë është detyruar të ulet për shkak të breshërisë së plumbave. Megjithatë aeroporti Antonov në Hostomel, rreth 25 kilometra larg nga Kievi, është tashmë nën kontrollin e rusëve, raporton CNN. Forcat ukrainase pretendojnë gjithashtu se kanë rrëzuar edhe 6 avionë rusë në Donbas, dhe një tjetër në afërsi të kryeqytetit.

Forcat ukrainase thonë se kanë shkatërruar dhjetëra tanke ruse përgjatë kufirit lindor mes dy shteteve. Beteja më e flaktë është zhvilluar në Kharkiv, ku pati shkëmbime zjarri mes palëve dhe viktima.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ushtria e Ukrainës gjithashtu ka publikuar edhe foto të ushtarëve rus të kapur në luftime. Sipas komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura, numri i të arrestuarve është rreth 50 ushtarë, gjithashtu numri i viktimave nga ana e rusëve, sipas palës ukrainase, vlerësohet të jetë po 50.