
Ndihma nga ajri u dërguan edhe këtë të mërkurë për civilën në Gaza, nga SHBA dhe Jordania. Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për 36 mijë vakte ushqimore.
“Operacioni i kombinuar, i përbashkët përfshinte aeroplanë C-130 të Forcave Ajrore të SHBA-së dhe ushtarë të Ushtrisë Amerikane të specializuar në shpërndarjen ajrore të furnizimeve të ndihmës humanitare të SHBA-së dhe Jordanisë,” njoftuan autoritetet.
Izraeli ka vendosur kufizime në ndihmat që hyjnë në Gaza, duke bërë që Kombet e Bashkuara të paralajmërojnë se qindra mijëra banorë të Gazës po vuajnë nga uria.
Shtetet e Bashkuara dërguan 38 mijë vakte ushqimore gjatë fundjavës, në të njëtën formë.
Presidenti Joe Biden postoi në X të shtunën, duke thënë se SHBA do të rrisë ndihmën humanitare në Gaza./vizionplus.tv/