Mjetet e transportit urban në Tiranë, të parkuara prej 2 muajsh, janë gati për të rinisur punën.

Distancimi social detyron uljen e numrit të pasagjerëve.

“Me masat e Covid-it mund të futen vetëm 24 pasagjerë. Është e detyrueshme përdorimi i maskave dhe dorezave”, thotë Rixhin Qoshja, kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Urban.

Po sipas tij vetëm bileta elektronike do të shmangte kontaktin e fatorinos me udhëtarët. Të ardhurat e operatorëve të transportit publik janë nga biletat dhe abonetë mujore, ndaj ulja e kapacitetit të udhëtarëve do të përkthehej në humbje për ta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pezullimi i transportit publik ka sjell për operatorët një dëm mujor prej 3 milionë eurosh. Rinisja kërkon ndihmë financiare nga qeveria dhe Bashkia”.

Në Shqipëri transporti urban vijon të konsiderohet një shërbim me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e Covid, por Kosova edhe pse me një numër më të lartë të të infektuarve, i ka hapur linjat qytetase prej ditës së hënë. Në autobus nuk lejohet të futen më shumë se 20 persona dhe pa pasur maska e doreza.