Uragani Ian shkaktoi shkatërrim nëpër të gjithë shtetin e Floridës duke bllokuar një numër të madh njerëzizh brenda shtëpive të përmbytura, si dhe duke lënë pa energji elektrike 2.5 milionë banorë.

 

Ky konsiderohet të jetë një nga uraganet më të fortë që ka goditur Shtetet e Bashkuara, e që rrezikon përmbytje katastrofike në të gjithë shtetin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet në kontenë Lee thanë se besojnë se numri i të vdekurve do të jetë me qindra. Rrugët dhe urat në këtë konte mbetën të pakalueshme, duke bllokuar me mijëra njerëz.

 

“Ky mund të jetë uragani më vdekjeprurës në historinë e Floridës”, tha Presidenti Joe Biden të enjten. “Numrat (e viktimave) janë ende të paqartë, por po dëgjojmë njoftime për atë që mund të jetë humbje të konsiderueshme në jetë njerëzore”, tha ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithëse është shndëruar në një stuhi tropikale Qendra Kombëtare e Uraganeve parashikon se Ian do të rifitojë disi forcën ndërsa i drejtohet veriut.

 

Kryetari i bashkisë së kontesë Fort Myers, Kevin Anderson tha se megjithëse deri tani nuk kishte informacion për viktima të mundshëm nga uragani, Ian ishte stuhia më e rëndë që ai kishte parë që nga vitet 1970.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";