Uragani “Ida” mbërriti në brigjet e shtetit Luiziana, në pjesën veriore të Gjirit të Meksikës duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke lënë mijëra njerëz pa energji elektrike.
Të paktën një person raportohet të ketë humbur jetën pas rrëzimit të një peme mbi shtëpinë e tij. Qendra Kombëtare Amerikane e Uraganëve bëri të ditur se “Ida” solli erëra të forta të cilat arritën shpëjtësinë deri në 240 kilometra në orë.
Kompania energjetike njoftoi se mbi 400,000 banorë kanë mbetur pa energji elektrike, për shkak të dëmtimit katastrofik të rrjetit te transmetimit.Ndërkohë pamjet e publikuara tregojnë pemë të rrezuara dhe ndërtesa të dëmtuara.
Sipas zyrtareve, Ida mund të konsiderohet uragani më i keq që nga vitet 1850, por theksuan se janë marrë masat për të shmangur tragjeditë.
Në vitin 2005, Nju Orllins u shkatërrua nga uragani Katrina duke shkaktuar mbi 1800 viktima.