“Uragani Ida” ka kaluar në Gjirin e Meksikës dhe është shumë pranë të godasë bregdetin jugor të Luizianës. Zyrtarët njoftuan se kanë marrë të gjitha masat për strehimin e njerëzve që janë larguar nga banesat e tyre.
Meteorologët kanë paralajmëruar se uragani është shumë i rrezikshëm duke e klasifikuar atë në kategorinë 4, që karakterizohet me erëra mbi 200 kilometra në orë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden tha se është në kontakt me autoritetet përkatëse për të përballuar situatën sa me mire.
JOE BIDEN
PRESIDENT I SHBA-SË
Advertisement“Kemi dislokuar në zonë ushqime, ujë, gjeneratorë dhe furnizime të tjera. Ekipet e mbështetjes së restaurimit të energjisë dhe komunikimeve celulare janë gjithashtu në terren.”
16 vjet më parë, Luiziana dhe Misisipi u goditën keq nga uragani Katrina, që vrau mbi 1.800 persona.