Nuk kanë munguar as sot në Kuvend replikat dhe batutat mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Kujtim Gjuzi.
Në fjalën e tij, kryeministri tha se “kur flet Gjuzi më kujtohet Luzi, puna është se kemi Luz të madh e Luz të vogël, por kur vjen puna te Gjuzi kemi vetëm një që është Gjuzi i madh”.
Në replikë me shefin e qeverisë, kreu i Partisë Konservatore, i kërkoi të mos ofendojë dhe se nuk kishte ndërmend t’i hakërrehej Ramës.
Kujtim Gjuzi: Shkëlqesi kryeministër, e para mos ofendo se jam me gjysh të vrarë nga pararendësit e tu…
E dyta, s’kam ndërmend të të hakërrehem ty por duhet të kesh me shumë kujdes, e bëre sot, shumë mirë.
Një gjë ka Gramoz Ruçi në dorë, të ulë në tryeze politike partitë parlamentare e jo parlamantare.
Çështjet e ultimatumet këtu në këtë Kuvend kanë mbaruar në 7 qershor të vitit 2019.