Ukrainë/ Qëllohet me plumba këshilltari i presidentit Selenskyj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ukrainë/ Qëllohet me plumba këshilltari i presidentit Selenskyj

Këshilltari i ngushtë i presidentit ukrainas, Selenskij është qëlluar me disa plumba në automjetin e tij në afërsi të Lesnikit të mërkurën. Serhij Shefir nuk është plagosur, por shoferi i tij ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas të dhënave të autoriteteve ukrainase, këshilltari më i ngushtë i presidentit ukrainas, Volodymyr Selenskyj është bërë objekt i sulmi për vrasje të mërkurën, shkruan agjencia gjermane e lajmeve dpa. Makina e Serhij Shefir është qëlluar në afërsi të qytetit Lesniki nga të panjohur me më shumë se 10 plumba, bëri të ditur një zëdhënës i ministrit të Brendshëm, Anton Geratshenko në Facebook.

Nuk dihet sfondi i sulmit. Një komando speciale është në kërkim të atyre që qëlluan. Nga goditjet me armë automatike është plagosur rëndë, shoferi i Shefirit. Vetë Shefir është në gjendje të mirë shëndetësore, u shpreh një deputet i partisë së Selenskyj, Shërbëtor i popullit për agjencinë ruse të lajmeve, RIA Novost.

Shefir dhe Selenskyj punojnë së bashku që para marrjes së postit të presidentit nga Selenskyj në vitin 2019, sipas agjencisë afpd. 57 vjeçari Shefir vjen nga qyteti industrial. Kryvy rig, si Selenskyj. Ai punoi si procudent i serisë televizive “Shërbëtor i popullit” në të cilin kreu i mëvonshëm i shtetit luajti rolin e një mësuesi, që bëhet president në mënyrë të papritur. Në vitet e kaluara janë kryer disa atentate ndaj politikanëve dhe gazetarëve në Ukrainë./DW

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy