![Ukraina thotë se ka vrarë rreth 800 ushtarë rusë](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/02/thhh.jpg)
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, që nga fillimi i pushtimit, trupat ukrainase kanë vrarë rreth 800 ushtarë rusë.
Gjithashtu raportohet se ka shkatërruar më shumë se 30 tanke ruse, ka rrëzuar 7 avionë ruse dhe 6 helikopterë.
Advertisement
Në një fjalim, Zelensky tha se vendi i tij “mbeti i vetëm” për të luftuar Rusinë. Ai po ashtu deklaroi se objektivi kryesor i ushtrisë ruse është ai dhe familja e tij, deklaratë kjo e konfirmuar edhe nga DASH. Pushtimi i Ukrainës ka shkaktuar sanksione të ashpra ekonomike ndaj Rusisë.
Forcat ruse kanë sulmuar tashmë vendet kryesore në Ukrainë dhe kanë marrë nën kontroll termocentralin bërthamor të Çernobilit.
Advertisement