Ukraina pretendoi se ka vrarë një oficer të lartë të marinës ruse. Stafi i Përgjithshëm i Ukrainës shkroi në Facebook se kapiteni i rangut të parë, Andrey Paliy, u vra nga forcat ukrainase gjatë luftimeve të ashpra, edhe pse rrethanat rreth vrasjes së tij janë të paqarta.
Moska ende nuk ka komentuar lidhur me këto pretendime të Ukrainës, ndërkaq ky informacion nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.
Paliy ishte zëvendëskomandant i flotës së Detit të Zi të Rusisë dhe besohet se është oficeri i parë i marinës që është vrarë gjatë pushimit rus të Ukrainës, që ka nisur më 24 shkurt.
Të shtunën, më 19 mars, Kievi po ashtu pretendoi që ka vrarë gjenerallejtënant Andrei Mordvichev, që është gjenerali më i lartë rus që raportohet se është vrarë në luftën në Ukrainë. Ndërkaq, Stafi i Përgjithshëm i Ukrainës, ka pretenduar po ashtu se 14,700 trupa ruse janë vrarë në 25 ditët e luftës.
Po ashtu, Ukraina pretendoi se një numër i madh i pajisjeve ushtarake ruse janë shkatërruar përfshirë rreth 476 tanke, mbi 200 avionë, helikopterë e dronë dhe rreth 1,487 makina të blinduara./R.E.L