Të paktën dhjetë civilë janë vrarë nga granatimet ruse në një qytet në lindje të Ukrainës më 16 maj, tha guvernatori i rajonit të Luhanskut, teksa ministri i Mbrojtjes së Ukrainës dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, zhvilluan një bisedë telefonike.
Serhiy Hayday tha se civilët u vranë në Severodonjeck, pasi më herët kishte njoftuar se nga granatimet e rënda kishte shpërthyer zjarr në zonat e banuara. Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, tha se me sekretarin Austin kanë diskutuar për situatën në fushëbetejë dhe se biseda e Austinit kishte pasur një bisedë të ngjashme që zyrtari amerikan kishte zhvilluar me homologun e tij rus javën e kaluar.
Reznikov tha se i tregoi sekretarit Austin se si forcat ukrainase me sukses po përdorin obusët 155-milimetërsh që SHBA-ja i ka dërguar Ukrainës. Ukraina ka dislokuar në vijat e frontit shumicën e obusëve të rinj që ka pranuar nga SHBA-ja ka njoftuar se edhe ndihma tjetër ushtarake është nisur drejt Ukrainës.
Ofensiva ruse në lindje vjen teksa NATO tha se pushtimi i Moskës, që nisi më 24 shkurt, nuk po shkon sipas planit dhe se ofensiva për të marrë kontrollin e rajonit lindor të Donbasit, ka ngecur./R.E.L