Pas tërheqjes së një pjesë së trupave rusë, pas Perëndimit i cili kërkoi prova nga Moska ka reaguar edhe Ukraina.  Sipas ministrit të jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, Rusia duhet të tërheqë të gjitha forcat e saj të mbetura nga kufiri i përbashkët i vendeve.

“Ne kemi një rregull: mos besoni atë që dëgjoni, besoni atë që shihni,” u tha ai gazetarëve pas lajmit se disa trupa ruse po ktheheshin në bazë. Kur të shohim tërheqjen e trupave, atëherë ne do të besojmë se situata është qetësuar.”

Ministri shtoi gjithashtu se se rruga diplomatike që Ukraina po ndiqte me aleatët e saj  do të parandalonte  përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";