Rusia lëshoi në rajonin jugperëndimor të Odesës disa dronë të prodhuar nga Irani, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile, por jo në viktima, tha ushtria ukrainase më 4 prill.

 

Gjithsej 17 dronë Shahed – që prodhohen nga Irani – u lëshuan në rajonin e Odesës dhe “14 prej tyre u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore të komandës jugore”, njoftuan Forcat Ajrore të Ukrainës, në përditësimin e mëngjesit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Një dron goditi një objekt civil në rajonin e Odesës, duke shkaktuar një zjarr, por pati viktima”, tha Serhiy Bratchuk, një zëdhënës i administratës ushtarake.

 

Ushtria tha se luftimet për kontrollin e Bahmutit në rajonin lindor të Donjeckut vazhduan pavarësisht pretendimeve ruse se kanë pushtuar qytetin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbrojtësit ukrainas zmbrapsën 69 sulme ruse gjatë ditës së kaluar, me “betejat më të ashpra që vazhduan në Bahmut, Avdiyivka dhe Maryinka”, tha Shtabi i Përgjithshëm.

 

Ukraina tha më 3 prill se forcat ruse ishin “shumë larg” nga kapja e qytetit lindor të Bahmutit dhe se beteja ishte rreth ndërtesës së administratës së qytetit, ku grupi mercenar Wagner pretendoi se kishte ngritur flamurin rus.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qyteti i Bahmutit dhe qytetet përreth të rajonit industrial lindor të Donjeckut kanë qenë caku qendror i sulmeve gjatë 13 muajve që kur ka nisur lufta në Ukrainë.

 

Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti rus, Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

 

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel