
Këshilli i qytetit të Mariupolit pretendon se trupat ruse kanë filluar të zhvarrosin trupat e pajetë të civilëve të vrarë gjatë luftës.
Zyrtarët e qytetit njoftojnë se pushtuesit nuk po i lejojnë qytetarët ukrainas të varrosin të afërmit e tyre.
“Oborret e çdo banese private apo blloqeve të banimit, kanë nga një mbikëqyrës dhe një ekip rus që po bëjnë zhvarrosjen e trupave.”
Zyrtarët në qytetin port jugor besojnë se Rusia po përpiqet të fshehë provat e krimeve të luftës.
“Por ata nuk do të kenë sukses, e gjithë bota tashmë po regjistron krimet e shumta të ushtrisë ruse në Mariupol”, thuhet në një deklaratë.
Advertisement