Kancelari gjerman Olaf Scholz takoi sot në Kiev presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy i cili deklaroi me vendosmëri se vendi i tij do të vazhdojë të ndjekë synimin për anëtarësim në NATO, pavarësisht kundërshtimit rus dhe skepticizmit të disa vendeve perëndimore.
VOLODYMYR ZELENSKIY
PRESIDENT, UKRAINE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Sot, shumë gazetarë dhe udhëheqës po japin shenja të vogla për Ukrainën se është e mundur që të shmanget rreziku dhe që të mos ngrihet vazhdimisht çështja e anëtarësimit në aleancë në të ardhmen, sepse këto rreziqe lidhen me reagimin e Federatës Ruse. Por besoj se duhet të vazhdojmë të ecim në rrugën që kemi zgjedhur”.
Sa i takon gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2”, presidenti ukrainas u shpreh se është një armë gjeopolitike. Tubacioni, i cili është pezulluar, ka për qëllim të transportojë gazin rus në Gjermani, duke anashkaluar Ukrainën, e cila në këtë mënyrë do të humbiste tarifat e tranzitit.
Ndërkohë, kancelari Scholz theksoi se Gjermania dhe aleatët perëndimorë janë të gatshëm për dialog serioz me Rusinë, por gjithashtu janë gati për vendosjen e sanksioneve të forta, nëse Moska shkel integritetin territorial të Ukrainës.
OLAF SCHOLZ
KANCELAR I GJERMANISE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Gjermania qëndron pranë jush dhe mbështet rrugën evropiane që keni ndërmarrë që nga viti 2014. Nuk ka arsye të mira për aktivitetet në kufirin ukrainas. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës nuk janë të negociueshme. Ne presim që Rusia të ndërmarrë hapa të qartë për të zgjidhur situatën.”
Qeveria gjermane ka refuzuar të furnizojë me armë Ukrainën, duke u kritikuar për qëndrim të paqartë. Sakaq, presidenti rus, Vladimir Putin ka kërkuar të këshillohet me ministrin e jashtëm, Sergei Lavrov përpara se të dorëzojë përgjigjen ndaj propozimeve të perëndimit. Kryediplomati sugjeron që Moska të vazhdojë rrugën diplomatike, duke thënë se mundësitë për bisedime mbi Ukrainën nuk janë ezauruar.