Ukraina do të jetë një ndër çështjet që do të parashtrohet në tryezën e disutimit mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij turk, Tajip Erdogan.
Ky diskutim do të zhvillohet në vizitën që presidenti rus do të bëjë në Turqi, raporton agjencia e lajmeve RIA duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov.
Peskov nuk pranoi të jepte një datë specifike për vizitën e Putin në Turqi, por një zyrtar turk i tha Reuters se ajo do të zhvillohej më 12 shkurt.
Zëdhënësi i Kremlinit tha gjithashtu, sipas RIA, se Turqia është nën presion të paprecedentë nga “anglo-saksonët” për marrëdhëniet e saj me Rusinë, por Ankaraja po mbron pavarësinë në vendimet që merr./vizionplus.tv/
Advertisement