Zyrtarët ukrainas kanë mohuar pretendimet ruse që forcat e saj kanë kapur stacionin bërthamor të Zaporizhzhia – më i madhi në Evropë.
Energoatom, kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës, i tha agjencisë së lajmeve “Interfax” se pretendime të tilla nga Moska janë “një gënjeshtër absolute”.
Më herët të hënën Rusia tha se trupat e saj kishin kapur uzinën dhe operacionet po vazhdonin normalisht.
Gjeneralmajor Igor Konashenkov i Ministrisë ruse të Mbrojtjes tha në një deklaratë se, “ushtarët rusë po ruajnë dhe kontrollojnë plotësisht zonën përreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia”.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ai shtoi se “personeli vazhdon të punojë për mirëmbajtjen e objekteve dhe kontrollin e situatës radioaktive në gjendje normale. Sfondi radioaktiv është normal”.