Ukraina do të vazhdojë të kërkojë nga Perëndimi që të vendosë embargo në naftën dhe gazin e Rusisë, pasi ky shtet nisi pushtimin e Ukrainës, tha më 7 prill kryediplomati ukrainas.
Dmytro Kuleba po ashtu bëri thirrje që aleatët e NATO-s ta furnizojnë Ukrainën me avionë, sisteme të mbrojtjes, raketa dhe makina ushtarake.
“Ne do të vazhdojmë të insistojmë për embargo të plotë mbi naftën dhe gazin”, tha ai për gazetarët, teksa foli përkrah sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
NATO sot vazhdon për të dytën ditë me radhë takimin me ministrat e Jashtëm të aleancës, ku po merr pjesë edhe kryedipomati ukrainas.
Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur një seri pakosh të sanksioneve. Uashingtoni ka ndaluar importet e energjisë ruse, por jo edhe BE-ja./ Rel