Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se vendi i tij ka dorëzuar një ankesë kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe po kërkon që gjykatësit e saj të ndalojnë pushtimin e nisur nga Moska.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e ka bazën në Hagë, dhe është një nga gjykatat kryesore të Kombeve të Bashkuara ku vendoset nëse një shtet e ka thyer ose jo ligjin ndërkombëtar.
Gjykata nuk mund të çojë në akuza individuale kriminale ndaj krerëve të shteteve.
“Ukraina ka nënshkruar padinë kundër Rusisë në GJND. Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për manipulimin e nocionit të genocidit për të justifikuar agresionin. Kërkojmë një vendim urgjent që Rusia të ndalojë aktivitetin ushtarak dhe presim që gjyqi të nisë javën që vjen”, ka shkruar Zelensky.