![Ukraina: Kemi eleminuar 3500 forca ruse, 200 të tjerë janë kapur rob](https://www.gazetatema.net/wp-content/uploads/2022/02/ukraine-1.png)
Mbrojtësit ukrainas kanë eliminuar më shumë se 3 mijë e 500 forca ruse.
Pothuajse 200 të tjerë janë kapur rob.
Mikhail Podolyak, këshilltar i kreut të Zyrës së presidentit të Ukrainës, përditësoi shifrat në transmetimin e kanalit “TV Rada”.
“Që nga mëngjesi i sotëm, ne kemi më shumë se 3 mijë e 500 rusë të vdekur dhe pak më pak se 200 të burgosur”, tha ai.
Advertisement