Qeveria e Kievit i kërkon Perëndimit të dërgojë “armë sulmuese” në Ukrainë si “mjet parandalimi” kundër Moskës.
Ky është apeli i bërë nga Andriy Yermak, kreu i kabinetit të presidentit ukrainas Zelensky, në prag të samitit të jashtëzakonshëm të liderëve të NATO-s në Bruksel, në të cilin Zelensky do të flasë me videokonferencë.
Forcat tona të armatosura dhe qytetarët tanë po rezistojnë me guxim mbinjerëzor, por ne nuk mund të fitojmë një luftë pa armë sulmuese, pa raketa me rreze të mesme veprimi, të cilat mund të jenë një mjet parandalimi.
Nderkohe ne diten e 28 te sulmit rus, një urë në Chernihiv, 130 kilometra larg Kievit, u bombardua gjatë natës.
Ura eshte konsideruar vendimtare për dërgimin e ndihmës humanitare dhe evakuimin e civilëve.
Këtë e raporton The Kyiv Independent. Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, raportoi lajmin në llogarinë e tij në Telegram këtë mëngjes, duke cituar konfirmimin nga kreu i administratës shtetërore rajonale të Chernihiv, Vyacheslav Chaus.