Ukraina: Beteja për Donbasin do të jetë sikurse Lufta e Dytë Botërore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ukraina: Beteja për Donbasin do të jetë sikurse Lufta e Dytë Botërore

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka thënë të enjten, 7 prill, se luftimet për rajonin e Donbasit me forcat ruse, do t’i ngjajnë Luftës së Dytë Botërore.

 

Ai i ka bërë këto deklarata nga selia e NATO-s në Bruksel, pas takimit që ka zhvilluar me Sekretarin e Përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg. NATO-ja është zotuar se do të rrisë mbështetjen ndaj Ukrainës, e cila është duke u përballur me sulmet ruse prej 24 shkurtit.

 

Advertisement

Kuleba ka thënë se ndihma është e nevojshme “në ditët, jo javët” në vazhdim.

 

“Do t’ju rikujtoj Luftën e Dytë Botërore, me operacion të madh… përfshirje të mijëra tankeve, pajisjeve të armatosura, aeroplanëve, artilerive”, ka thënë Kuleba për luftimet në Donbas.

 

Advertisement

“Rusia ka planin e saj, ne kemi tonin – dhe rezultati i kësaj lufte do të vendoset në fushëbetejë”, ka shtuar ai.

 

Donbasi njihet si zonë për prodhim të thëngjillit dhe çelikut në Ukrainë. Ai përfshin rajonet lindore të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk. Separatistët e mbështetur nga Rusia kanë shpallur këto rajone si “republika”. Presidenti rus, Vladimir Putin ka njohur pavarësinë e këtyre territoreve pak ditë para nisjes së pushtimit të Ukrainës.

 

Advertisement

Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./R.E.L

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy