Uashingtoni kërkon largimin e 24 diplomatëve rusë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Uashingtoni kërkon largimin e 24 diplomatëve rusë

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara tha se Uashingtoni i kishte kërkuar 24 diplomatëve rusë të largohen nga vendi deri më 3 shtator pasi skadojnë vizat e tyre.

 

Anatoly Antonov nuk tha nëse kërkesa amerikane u nxit nga ndonjë mosmarrëveshje e veçantë ndërsa nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Uashingtoni.

 

Advertisement

“Pothuajse të gjithë ata do të largohen pa u zëvendësuar sepse Uashingtoni i ka ashpërsuar papritur procedurat e lëshimit të vizave,” tha Antonov në një intervistë me revistën National Interest të botuar të dielën.

 

Moska dhe Uashingtoni kanë patur prej kohësh mosmarrëveshje të ndryshëm për një sërë çështjesh dhe që u përkeqësuan më tej pasi Presidenti amerikan Joe Biden tha se besonte se Presidenti rus Vladimir Putin ishte një vrasës.

 

Advertisement

Tensionet u zbutën disi pasi Presidenti Biden takoi Presidenti Putin për bisedime më 16 qershor, të cilat madje çuan në kthimin e parave të disa investitorëve të huaj në bonot e thesarit të qeverisë ruse.

 

“Shpresojmë që të mbizotërojë llogjika e shëndoshë dhe të jemi në gjendje të normalizojmë jetën e diplomatëve rusë dhe amerikanë në Shtetet e Bashkuara dhe Rusi sipas parimit të reciprocitetit,” tha zoti Antonov.

 

Advertisement

Ambasadori Antonov tha gjithashtu se ai shpresonte që dialogu i filluar kohët e fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë mbi çështjet e sigurisë kibernetike do të vazhdojë./voa

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy