Shtetet e Bashkuara ndihmuan ushtrinë izraelite të monitoronte gjuajtjen e raketave dhe dronëve nga Hezbollahu në drejtim të Izraelit herët këtë mëngjes, por nuk ndërhynë drejtpërdrejt, tha një zyrtar i lartë i Pentagonit.

“Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përfshira në sulmet parandaluese të Izraelit mbrëmë. Ne siguruam inteligjencë, vëzhgim dhe zbulim për të gjurmuar sulmet që erdhën nga Hezbollahu i Libanit”, i tha zyrtari AFP në kushte anonimiteti.

Në të njëjtën kohë, një zyrtar i lartë ushtarak amerikan, Charles Brown, mbërriti në Tel Aviv disa orë pas konfliktit të madh ndërkufitar midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Brown, kryetar i Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë ushtarakë izraelitë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";