
Mbetjet e mumifikuara të një alpinisti që u zhduk 22 vjet më parë në Peru janë rizbuluar së fundmi me shkrirjen e akullit.
William Stumple u zhduk në qershor 2002 kur një ortek mbuloi ekipin e tij, i cili po ngjitej në malin Huarascan, më i larti në Peru.
Trupi u identifikua falë pasaportës që kishte me vete. Rrobat e tij ishin ende në gjendje të mirë dhe ai u gjet i veshur me çizme.
Stumpfle ishte nisur me dy persona të tjerë për t’u ngjitur në Huarascan. Të tre u vranë nga orteku.
Advertisement
Muajt e fundit, dy trupa të tjerë alpinistësh janë gjetur në Peru, një italian që u zhduk në qershor dhe një izraelit në maj./vizionplus.tv