U vdiq djali me autizëm në makinë, lirohet nga qelia çifti shqiptar: Jemi të shkatërruar nga ngjarja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U vdiq djali me autizëm në makinë, lirohet nga qelia çifti shqiptar: Jemi të shkatërruar nga ngjarja

Prindërit e 23-vjeçarit shqiptar me aftësi të veçanta, i cili humbi jetën të hënën e 15 korrikut për shkak të temperaturave të larta teksa ndodhej në një makinë në Amarynthos të Evias, u liruan me kusht.

Petrit dhe Vezire Elezi 56 dhe 48 vjeç, u arrestuan nën akuzën se kishin lënë në makinë nën temperatura të larta djalin e tyre autik, i cili ndërroi jetë.

Të dy prindërit i mohuan akuzat dhe thanë se fëmija nuk ishte i ekspozuar ndaj temperaturave të larta.

Vasileia Oikonomou, avokatja e familjes, tha për ANT1: “Babai nuk e kuptoi fare që fëmija i tij kishte ndonjë problem, pasi ishte në një makinë me xhamat ulur, në orën 09:00 të së hënës.”

Advertisement

Çfarë thanë prindërit e 23-vjeçarit

Prindërit kanë qëndruar për tre orë në zyrën e hetimit, ku kanë kërkuar falje.

Ata thanë se janë të shkatërruar nga ngjarja tragjike, ndërsa theksuan se 23-vjeçarit i pëlqente të kalonte kohë në makinë dhe i kishte gjithmonë dritaret të hapura, ndërsa i çonin ujë dhe ushqim.

Më tej theksuan se koha e transportit të tij në Spitalin e Përgjithshëm të Kalkidës nga Qendra Shëndetësore Aliveri, në Evia, ishte ajo që i kushtoi atij jetën.

Advertisement

“Ai është sjellë në Halkidë në orën 03:00 të pasdites, kur gjendja e tij nuk ishte e mirë”, vijoi avokati./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy