Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, kërkoi falje për postimin e saj të mëparshëm në Facebook në lidhje me takimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me presidentin amerikan, Donald Trump, duke deklaruar se ishte “keqinterpretuar”.
Ajo, më 5 shtator, në profilin e saj në Facebook ka publikuar një fotografi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë takimit me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë dhe e ka krahasuar me skenën nga filmi “Basic Instict” (Pasionet e ulëta), me aktoren kryesore Sheron Stone, në të cilën ajo ulet këmbë mbi këmbë.
“Në qoftë se jeni thirrur në Shtëpinë e Bardhë, ndërkaq karrigia është e vendosur sikur po ju marrin në pyetje, uleni sikurse në fotografinë numër dy, kushdo që jeni. Më besoni”, ka shkruar Zakharova.
Zakharova më pas plotësoi postin e saj në të cilin shkroi:
“Më vjen keq, por postimi im u keqinterpretua. E vetmja gjë që shkruhej në të ishte një mosmarrëveshje me qëndrimin arrogant të ‘jashtëzakonshmit’. Truqet e protokollit janë bërë një nga mënyrat që zyrtarët amerikanë përdorin rregullisht për të krijuar artificialisht pamjen e ekskluzivitetit të tyre. Por, kjo është e papranueshme ”, ka shkruar Zakharova.
Postimin e saj e komentoi të shtunën edhe vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po qëndron në Bruksel.
Vuçiq tha se nuk ka asgjë që Serbia e bëri që një pjesë e publikut në Serbi të mos thoshte më të keqen për këtë.
“Kjo flet më së shumti për ta. Për veten e saj flet edhe Maria Zakharova primitivizmi dhe vulgariteti që ajo tregoi flet për të dhe ata që e vendosën. Jo të gjithë mund ta vlerësojnë që Serbia nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë, se Serbia është ushtarakisht neutrale. Më vjen keq sepse unë Uashington mbrojta marrëdhëniet tona me Federatën Ruse,” u tha Vuçiq gazetarëve në Bruksel./R.E.L
The post U tall me qëndrimin e Vuçiç para Trump/ Kërkon falje zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse appeared first on Vizion Plus.