Të shtënat me armë ndaj një kompanie transporti në zonën e Glyfadës në Greqi, kanë shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Nga informacionet e para bëhet me dije se autori është i huaj dhe ish-punonjës i kompanisë, i pushuar nga puna.

Mediat greke bëjnë të ditur se nga të shtënat ka një të vdekur, ndërsa ka edhe dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

Policia po vijon operacionin për të arrestuar autorin që hapi zjarr. Ai ndodhet në katin e dytë të ndërtesës, ndërsa nuk ka pranuar të vetëdorëzohet. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";