U prish teleferiku dhe mbetën në ajër, shpëtohen 8 persona në Pakistan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U prish teleferiku dhe mbetën në ajër, shpëtohen 8 persona në Pakistan

Helikopterët ushtarakë kanë punuar gjatë gjithë ditës së kësaj të marte për të shpëtuar tetë persona të ngecur në një teleferik të varur mbi një breg lumi në një zonë të largët të Pakistanit veriperëndimor. Fatmirësisht, operacioni është mbyllur me sukses. Ministria e Brendshme e Pakistanit thotë se tre personat e mbetur janë shpëtuar nga teleferiku, që do të thotë se operacioni tani ka përfunduar.

 

Në teleferik pjesa më e madhe ishin fëmijë, që siç dallohet në pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare kanë mundur të shpëtohen.

 

Advertisement

Tetë persona, duke përfshirë gjashtë fëmijë rrugës për në shkollë, janë bllokuar në një teleferik që nga ora 07:00 të mëngjesit pasi disa prej kabllove të teleferikut u prishën, duke bërë që udhëtarët të mbeten qindra metra në ajër.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy