Një baba i pesë fëmijëve rrahu për vdekje një burrë para vajzës së tij nëntë-vjeçare pasi kishte tentuar të vidhte biçikletën e djalit të tij. Pas ngjarjes, Andrew Davies u arrestua.

Ai nisi sulmin e egër ndaj 26-vjeçarit Luke Willimas në rrugë. Vajza e Davies e terrorizuar bërtiste: “Babi të lutem lëre, mjafton”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një nga kalimtarët ndërhyri duke i thënë 52-vjeçarit Davies se do ta vriste nëse nuk ndalonte. Por ai vazhdoi ta godiste derisa e la pa ndjenja në rrugë. I riu vdiq 3 ditë më pas në spital nga fryrja e trurit dhe arresti kardiak.

Prokurori Jonathan Rees tha: “Ishte një rrahje ndëshkimi në prani të fëmijëve. Kishte një ndryshim të madh midis dy burrave. Davies nuk kishte asnjë vështirësi për të mposhtur Luke Williams.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai u dënua me 9 vjet burg për ngjarjen. Ndërsa nëna e viktimës thjesht kërkon që t’i kthehet djali.

The post U përpoq të vidhte biçikletën e djalit të tij/ Babai rreh për vdekje 26-vjeçarin në sy të vajzës appeared first on Vizion Plus.