Një fermë e madhe kanabisi me kapacitete për të prodhuar drogë me vlerë deri në një million paund u zbulua në Britaninë e Madhe, ndërsa mediat raportojnë se pas saj fshihet sërish një shqiptar.

48-vjeçari kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe kujdesej për 1.310 bimë kanabis, vlera e të cilës nëse hidhej në treg do të ishte diku te 626 mijë paundë, ndërsa prodhimi i mëvonshëm do të shtonte edhe 500 mijë paundë të tjera.

Sipas mediave angleze, shqiptari, nuk kishte marrë asnjë pagesë për shërbimin e bërë. Madje ai, i kishte borxh 22 mijë paundë bandës për udhëtimin drejt Britanisë së Madhe dhe punonte në fermën e kanabisit, për të shlyer borxhin.

Cuka ka pretenduar se e ka nisur këtë punë pasi ka dy prindër të moshuar e të sëmurë. Avokati i tij, ka thënë para gjykatësve se Cuka është mashtruar nga bandat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai nuk rezultonte me precedent të mëparshëm penal, e kështu, është burgosur për 16 muaj, nga të cilat do të bëjë vetëm 12.